1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Sot në Bruksel takohen Kurti dhe Vuçiq

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohet sot në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim temë qëndrore pritet të jetë draft-statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Po ashtu vend të rëndësishëm do të ketë edhe tema e fatit të të pagjeturve.

Ndërkaq, të hënën në mbrëmje numri një i qeverisë ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Po ashtu Kurti në mbrëmje e ka mbledhur stafin e tij këshillues për t’u përgatitur për takimin që do të mbahet sot me presidentin serb, Vuçiq./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img