Site icon PrishtinaPress

Sot në Bruksel ekipi negociator takohet me Mogherinin

Delegacioni Shtetëror i Kosovës për Dialogun me Serbinë sot do të takohet në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

Sot me fillim prej orës 10:00, bashkëkryesuesit e Ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, pritet të takohen në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, shkruan prishtinapress.eu

Në këtë takim pritet që të diskutohet për njohjen reciproke, çështjen e të pagjeturve, krimet e kryera në Kosovë nga ana e Serbisë e shumë çështje të tjera.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ekipi negoociator i Kosovës ka mbërritur në Bruksel ku përfaqësuesit e Delegacionit kosovar të cilët kanë thënë nuk presin se do të arrihet ndonjë kompromis me palën serbe pasi që siç u shprehën ata, ky takim i ditës së sotme do të jetë më shumë informues. 

Exit mobile version