Pas Majlinda Kelmendit është koha që Nora Gjakova të lë gjurmë në Rio 2016.
Xhudistja nga Kosova do të përballet sot (e hënë) në ora 15:07 ndaj Amaris Yadynis.
Në të kaluarën Gjakova ka fituar ndaj kolumbianes dhe kështu është favorite edhe në këtë përballje.
Pastaj në rast të fitores do të ndeshjet me rumunen Corina Caprioriu, të cilën e ka mposhtur në Lojërat Evropiane në çerekfinale në Baku.
Trajneri Toni Kuka më herët ka thënë se Nora ka pësuar një lëndim të vogël, por të shpresojmë që kjo mos të ndikojë në përballjet e saj./PrishtinaPress.eu