Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka ftuar sot kryesinë e saj dhe kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar të të gjitha komunave, me qëllim që të analizojë se si është situata gjatë pushimit pranveror dhe a ka presione ndaj anëtarësisë për mbajtjen e orëve të humbura.
SBAShK thotë se nuk do të mbahen orët e humbura as gjatë pushimit pranveror dhe as vikendeve. Ndërsa, në takimin e sotëm, varësisht nga informatat që marrin, do të marrin veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe shpalljen e grevës.
“E nëse presione do të ketë në shumicën e komunave do të shkohet në grevë të përgjithshme në nivel vendi”, thuhet në komunikatën e SBASHK.