Mot kryesisht i vranët dhe me të reshura shiu kohëpaskohe paraqitet ditën e mërkurë mbi vend.
Reshje të borës priten vetëm në zona më malore. Temperaturat minimale zbresin në 2C e 4C, ndërsa ato maksimale shkojnë deri në 7C e 9C, njofton Prishtina Weather.
Reshjet e shiut shndërrohen në borë gjatë ditës së enjte me rënie të temperaturave në 2C, e 0C deri në mbrëmje.
Këto reshje bore, herë herë mund të jenë më intensive, që edhe mund të formojnë shtresë dëbore. Ditën e premtë mbetet mot i ftohtë dhe kryesisht me vranësira, ndërsa në fundjavë parashihen intervale me diell, e temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 4C e 5C.