Sot do të mësohen edhe dy skuadrat e fundit që do të sigurojnë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Sfida kryesore është padyshim ajo mes Real Madridit dhe Liverpoolit, që do të zhvillohet në Santiago Bernabeu.
Ndeshja e parë në Angli përfundoi me një festival golash, ku u shënuan 7 të tillë. Liverpool fillimisht u gjend në avantazhin e dy golave, për t’u përmbysur më pas rezultati nga spanjollët, me 5 gola të njëpasnjëshëm, për të bërë një hap të madh drejt kualifikimit tutje, pasi tani ka avantazhin e tre golave.
Sfida tjetër është ajo mes Napolit dhe Eintracht Frankfurtit.
Skuadra italiane triumfoi në ndeshjen e parë në Gjermani me rezultat të pastër 2-0, me golat e Osimhen dhe Di Lorenzos. Ata janë favorit për të kaluar tutje, duke parë formën e tyre spektakolare këtë edicion në Serie A si dhe terrenit vendas në ndeshjen kthyese duke pasur avantazhin e dy golave.
Mbrëmë Manchester City dhe Interi u kualifikuan në çerekfinale, duke eliminuar Leipzig, respektivisht Porton.