1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Sot merret vendimi për Shaban Gogajn, i akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt

Sot pritet të shpallet aktgjykimi për rastin ku Shaban Gogaj po akuzohet për vrasjen e Agonis Tetajt, raporton Express.

Në seancë është sjellë i akuzuari. Aty është parë edhe avokati i tij, Besnik Berisha.
Ndryshe, vrasja e të riut që kishte ndodhur më 23 të vitit 2018, të martën nga vepra penale “Vrasje e rëndë” është ricilësuar në “Vrasje nga pakujdesia”.

Për këtë shkak, babai i viktimës Agonis Tetaj, Isuf Tetaj, ka akuzuar prokurori i rastit i cili e ka ricilësuar veprën, Agron Uka, se ka manipuluar dhe nuk ka vënë drejtësi në rastin e vrasjes së të riut.

Pas kësaj, kishte reaguar ish-Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili kishte vendosur të ndërrohet prokurori i rastit, e po ashtu ka kërkuar të merren masat e duhura ndaj prokurorit Agron Uka./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img