Këshilli i BE-së sot do të marr vendim të rëndësishëm për zonën Shëngen. Në tryezë janë propozimet për dy vendime, njëri për pranimin e Kroacisë dhe tjetri për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë.
Vendimi kërkon pëlqimin e të gjitha vendeve të BE-së që janë anëtare të Shengenit.
“Jam i sigurt se brenda do ta kemi Kroacinë”, tha ministri çek i Punëve të Brendshme Vit Rakušan, i cili kryeson mbledhjen e Këshillit për Punë të Brendshme.
Rakusan nuk është aq i sigurt për vendimin e dytë, për Rumaninë dhe Bullgarinë, por shpreson se mund të krijohet një konsensus edhe rreth tyre.
Pengesa më e madhe është Austria, e cila është kundër hyrjes së të dy vendeve. Nga ana tjetër, Holanda mbështet hyrjen e Rumanisë, por jo Bullgarinë.
Takimi ka filluar në orën 10:00, ndërsa vendimi për zgjerimin e Shengenit pritet rreth të merret orës 13.00/Prishtinapress/