-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Sot mblidhet Qeveria

Qeveria e Republikës së Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në njoftimin e dërguar nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se takimi do të fillojë në ora 10:00.

Mbledhja do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, teksa akoma nuk janë bërë të ditura pikat e rendit të ditës.

Kjo mbledhje vjen pas vendimeve të djeshme të Qeverisë që kanë të bëjnë me menaxhimin e situatës në veri të vendit.

Qeveria dje njoftoi se në takimin e 10 korrikut me Miroslav Lajçakun në Bratisllavë u dakorduan për de-eskalim të situatës në veri, zvogëlim të numrit të policëve në dhe rreth ndërtesave komunale, vazhdim të negociatave Kosovë-Serbi në Bruksel, si dhe mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat veriore, pas stinës së verës.

Këto janë vendimet e plota që do të finalizohen brenda një periudhe dyjavore:

Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.

BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img