Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhje, ndërsa pritet të shqyrtohet kërkesa e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbajtjen e seancës për votimin e Qeverisë Hoti.
Mbledhja e Kryesisë do të mbahet në ora 10:00.
Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi një ditë më parë ka thënë sot se kanë kërkuar që seanca të mbahet ditën e mërkurë.
“Pas marrjes së Aktgjykimit në emër të LDK-së kam dorëzuar kërkesën për seancë për të mërkurën në orën 11:00 me të vetmen kërkesë të rendit të ditës, votimin e Qeverisë së re”, është shprehur Gashi.
Ai ka thënë se e kanë të garantuar formimin e qeverisë.
Sipas tij, po sot do të zyrtarizohen edhe emrat e ministrave nga ana e LDK-së.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës një ditë më parë ka publikuar Aktgjykimin e plotë lidhur me vendimin e marrë për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.
Në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetueses thuhet se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën.