4.8 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sot pritet të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Kjo mbledhje do të mbahet me fillim nga ora 10:00.

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, 

II. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024:

1.    Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

III. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024:

1.    Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.

IV. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës: 

1.    Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3.    Pyetjet parlamentare,
4.    Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
5.    Votimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë,
6.    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
7.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
8.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
9.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-296 për të huajt,
10.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-277 për Sport,
11.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-264 për Rininë,
12.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,
13.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-304 për bankat,
14.    Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
15.    Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
16.    Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
17.    Shqyrtimi i Projektkodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,
18.    Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
19.    Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
20.    Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare.

V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Vendi: C301Koha: 10:00

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img