Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës nga ora 13:30, shkruan Gazeta Express.
Në rend ditë është Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrimin e partisë politike: ZA SLOBODU PRAVDU I OPSTANAK.
Poashtu anëtarët e KQZ-së do të diskutojnë edhe për mësimet e nxëna për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut; si dhe për asgjësimin e materialit zgjedhor të procesit të këtij votimi.
Njoftimi i plotë:
Aktivitetet e SKQZ;
Aktivitetet e Zyrës:
-Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrimin e partisë politike: ZA SLOBODU PRAVDU I OPSTANAK
Raport i Këshillave të KQZ:
5.1. Këshilli për Buxhet dhe Financa:
- Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Buxhetit për punëtorinë për mësimet e nxëna për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut;
5.2.Këshilli për Operacione Zgjedhore:
Shqyrtimi dhe miratimi i Planit për punëtorinë për mësimet e nxëna për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut;
Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimin për asgjësimin e materialit zgjedhor të procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut
Kërkesë për autorizimin e Sekretariatit për lidhjen e marrëvedhjes me palë të treta;
- Të ndryshme;