Sot do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës.
Në këtë takim do të bisedohet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, çështjen e presidentit, reformat në parti etj.
Ndryshe, kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj një ditë më parë ka mohuar se Këshilli Drejtues mblidhet për ta shkarkuar Kryesinë.