Sot gjatë ditës do të mblidhen pesë komisione parlamentare.
Dy komisionet e para nisin në ora 11:00, dy tjera nga ora 13:00 dhe i fundit në ora 14:00.
Më poshtë mund të gjeni se cilat komisione do të mblidhen dhe çfarë do të shqyrtojnë.
11:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin pёr Prokurorin e Shtetit dhe Projektligjin për Prokurorinë Speciale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
11:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. Të ftuar: Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së, Vlora Spanca. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
13:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton nismën e Komisionit të Projektligjit për rregullat e trafikut rrugor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
14:00
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston menaxhmentin e KOSTT-it për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)