2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Sot mblidhen dy komisionet hetimore për energji

Sot do të mbajnë mbledhje dy komisionet hetimore të energjisë të themeluara nga Kuvendi i Kosovës.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës më fillim në ora 10:00, do të fillojë më intervistimin e Ermal Koci, Kryeshef Financiar në KESCO dhe më pas intervistimin  e Alpin Dogan, Kryeshef Ekzekutiv i KEDS-it, raporton RTKlive.

Deri më tani ky komision ka mbajtur disa mbledhje. Ndryshe Komisioni përbëhet nga Driton Selmanaj- kryesues, Ferat Shala- zv.kryesues,Abelard Tahiri, anëtar, Besian Mustafa-anëtar, Pal Lekaj- anëtar, Artan Abrashi- anëtar, Enver Haliti- anëtar,Jeta Stratovci- anëtare,Mimoza Kusari- Lila-anëtare, Adem Hoxha- anëtar dhe Fridon Lala- anëtar.

Kurse Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, më fillim në ora 11:00, do të fillojë intervistimin e dëshmitarëve që kane udhëhequr  prokurimin në KEK për periudhën 2006-2008. Do të intervistohen Ymer Dragusha, Argjent Këpuska dhe Njazi Thaçi.

Ndryshe ky komision ka mbajtur disa mbledhje. Kryesues i këtij komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, si dhe anëtari tjetër deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj.

Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), janë deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj.

Nga Lista Serbe (LS) për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img