Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve parlamentare.
Në orën 10 mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.
Mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes mbahet në orën 11:00. Raportimon Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënan Bashkim Jashari lidhur me raportin vjetor të punës për vitin 2023
Kurse, mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione dhe Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbahet në orën 13:00. Takim informues me përfaqësuesit e institucioneve të shëndetit publik, qendror dhe lokal dhe Avokatin e Popullit lidhur me humbjen e jetës së vajzës katër vjeçare nga Gjakova. Të ftuar: Arben Vitija, ministër i Shëndetësisë, Ardian Gjini, kryetar i Komunës së Gjakovës, Elvir Azizi, drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së, si dhe Adelina Shehu Kola, drejtoreshë e Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës.