Sot gjatë ditës do të mblidhen disa komisione parlamentare.
Komisioni i parë është ai për Mbikëqyrjen e Financave Publike që shqyrton raportin e auditimit të përformancës së teknologjisë së informacionit dhe nis punimet nga ora 11:00.
Më poshtë mund të gjeni se cilat komisione do të mblidhen dhe çfarë do të shqyrtojnë.
11:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrton raportin e auditimit të përformancës së teknologjisë së informacionit, sistemit për menaxhimin e pagave. I ftuar është u.d. i drejtorit të Thesarit, Nysret Koca.
13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton në parim Projektligjin për organizimin e tregut për produktet bujqësore.
14:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, diskuton lidhur me çështjen e luftimit të dhunës në familje, dhuna ndaj grave dhe ngacmimeve seksuale.