1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Sot mbledhja e dy qeverive Shqipëri – Maqedoni, Rama: Do të finalizohen një sërë marrëveshjesh

Sot do të mbahet në Shkup mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se në këtë mbledhje do të finalizohen një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri – Maqedoni e Veriut.

“MIRËMËNGJES dhe nga Shkupi, ku do të zhvillojmë mbledhjen e dy qeverive e do të finalizojmë një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri – Maqedoni e Veriut, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Postimi i plotë i Ramës, pa ndërhyrje:

MIRËMËNGJES ????

dhe nga Shkupi, ku do të zhvillojmë mbledhjen e dy qeverive e do të finalizojmë një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri – Maqedoni e Veriut, ju uroj një javë të mbarë????

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të pritet me një ceremoni shtetërore nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në orën 10:30.

Ndërsa në orën 10:45 do të zhvillohet një takim kokë më kokë mes dy kryeministrave, dhe do të vijohet më pas me hapjen e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive në orën 11:00.

Fjalën hyrëse në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive do e kenë kryeministrat dhe më pas do të vijohet me diskutimet e hapura për çështjet që pritet të trajtohen.

Ndërsa konferenca e përbashkët për shtyp do të jetë në orën 13:00 për të mbyllur vizitën dhe më pas në orën 14:10 pritet të vijohet me shkrepjen e fotografive të përbashkëta./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img