0Shares

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen gjashtë komisione parlamentare.

Me fillim në orën 10:00, mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës për vitin 2016 dhe shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës për vitin 2017.

Nga ora 11:00 mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, në të cilën do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës së Komisionit për vitin 2017 dhe shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 05/L-135 për ndërmjetësim.

Në të njëjtën kohë, mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane  do të bëhet miratimi i Raportit të Punës së Komisionit për vitin 2016 dhe miratimi i Planit të Punës së Komisionit për vitin 2017.

Edhe Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale do të mbajë mbledhjen e radhës në orën 11:00, ku do të bëhet shqyrtimi i raportit të punës së Komisionit për vitin 2016 dhe shqyrtimi i planit të punës së Komisionit për vitin 2017.

Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të bëhet shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-214. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

Ndërsa mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri do të fillojë në orën 13:00. në të cilën do të bëhet shqyrtimi në parim i Projektligjit për plotësimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, dhe formimi i Grupit të punës për hartimin e nismës legjislative Ligji për miniera dhe minerale.