Instituti i Historisë “Ali Hadri” dhe Iniciativa për Histori Gojore do të mbajnë sot një tryezë.
Tryza e tyre mban titullin “Roli i gruas shqiptare në organizatat e fshehta politike në Kosovë”.
“Në fund të diskutimit do të shfaqet edhe një dokumentar me përmbledhje të disa prej rrëfimeve të ish të burgosurave politike të intervistuara nga Iniciativa për Histori Gojore”, thuhet në njoftimin e Institutit të Historisë.