Site icon PrishtinaPress

Sot mbahet raundi i pestë për votimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet raundi i pestë i votimit për Sekretarin e ri të Përgjithshëm të OKB-së.
Raundi i mëparshëm është mbajtur më 9 shtator, ku ish-kryeministri portugez, Antonio Guterres printe i pari.
12 persona votuan pro Guterres, dy të tjerë ishin kundër dhe një person i papërcaktuar. Pas Antonio Guterres është renditur Ministri i Jashtëm sllovak Miroslav Lajçak me 10 vota pro, katër negative dhe një të papërcaktuar.

Exit mobile version