1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Sot mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të FSK-së në mision e parë paqësorë jashtë vendit

Sot mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësorë jashtë vendit

Ceremonia mbahet më 9 mars 2021, duke filluar në ora 10:45, në sallën e sporteve në kazermën “Adem Jashari“, në Prishtinë.

Fjalë rasti do të mbajë ushtruesja e detyrës së presidentes të vendit, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ministri i Mbrojtjes në detyrë Anton Çuni dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

Ndryshe, Kuvajti është shteti në të cilin Forca e Sigurisë së Kosovës do të shërbejë me mision paqeruajtës, përkrah ushtrisë amerikane.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama javë më parë ka bërë kishte bërë të ditur se marrëveshja është nënshkruar me shtetin e Kuvajtit dhe kontingjenti i Forcës do të nisë misionin në muajin mars të këtij viti, i cili pritet të zgjasë gjashtë muaj.

Iraku e Kuvajti ishin vendet në të cilat pritej të zbarkonte ushtria e re e Kosovës në mision e saj të parë paqeruajtës, por tashmë është konfirmuar se do të jetë ky i dyti ku një numër simbolik i pjesëtarëve të FSK-së do të shërbejnë.

Njësitë e FSK-së do të jenë pjesë e misionit të Gardës Kombëtare të Iowa-s.

adminhttps://www.prishtinapress.org
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img