Sot me rastin e 20 vjetorit te rënies heroike të komandantit të UÇK-së, Malush Ahmeti në Skenderaj mbahet Akademi përkujtimore. Rënia e tij ishte një humbje e madhe për bashkëluftëtaret pasi që ai ka qenë udhërrëfyes e strateg i shquar dhe një luftëtar i pa thyeshëm i orëve të para të themelimit të UÇK-së. Akademia mbahet në orën 12:00 në Shtepinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj. Në këtë Akademi do të përkujtohen edhe heronjtë e kombit Tahir e Nebih Meha të rënë heroikisht 38 vite me parë në luftë me forcat policore serbe në mbrojtje të pragut të shtëpisë si dhe dëshmorët e tjerë të renë gjatë muajit maj në luftën e lavdishme të UÇK-së në komunën e Skenderajt.
Advertisement