Sot do të luhet finalja e madhe e Grand Slamit më prestigjioz të tenisit, Wimbledon.
Carlos Alcaraz do ta sfidojë Novak Djokovicin në finalen e cila nis nga ora 15:00, shkruan Gazeta Express.
Në duelin e fundit mes tyre, në gjysmëfinalen e Rolland Garros, Djokovic kishte arritur ta mposhtte tenistin spanjoll, për ta fituar krejt atë Grand Slam më pas.
Gjatë asaj ndeshjeje, Alcaraz pësoi një lëndim, i cili ia pamundësoi zhvillimin normal të përballjes.
Alcaraz u rikthye më pas sërish në pozitën numër një në botë dhe sot do të kërkojë hakmarrjen.
Alcaraz ka treguar formë fantastike, teksa në gjysmëfinale dhe finale, mposhti kundërshtarët bindshëm 3:0 në sete.