Site icon PrishtinaPress

Sot luhen pesë ndeshje të xhiros së 24-të në Albi Mall Superligë: Vëmendja në Podujevë dhe Gjilan

Albi Mall Superliga e Kosovës do të vazhdoj sot ku në program janë për tu zhvilluar ndeshjet e xhiros së 34-të.

Gara për titull është shumë interesant, me Ballkanin që po kryeson me katër pikë më shumë se dy përcjellësit e tyre Drita dhe Llapi.

Interesant është bërë edhe sfida për t’i ikur barazhit me Gjilanin dhe Feronikelin ’74 që po luftojnë kokë më kokë.

Padyshim që ndeshja më interesante do të jetë ajo mes Llapit dhe Malishevës që zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Llapjanët kërkojnë të rikthehen te fitoret dhe të mbesin në garë për titullin, derisa malishevasit synojnë të marrin pikë në këtë sfidë.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Gjilan, mes Dritës dhe Feronikelit ’74.

Vendasit kërkojnë tre pikët për të mbetur në garë për titullin, derisa mysafirët nga Drenasi synojnë të marrin pikë për t’i ikur pozitës së barazhit.

Ballkani para adhuruesve të vet pret Fushë Kosovën që tanimë ka rënë, derisa Gjilani në udhëtim luan te skuadra e fundit në tabelë, Liria.

Në Klinë do të zhvillohet ndeshja mes Dukagjinit dhe Prishtinës, dy skuadra që në kampionat janë pa objektiva.

Exit mobile version