Xhudistja Loriana Kuka, është për herën e dytë në Lojërat Olimpike dhe sot do të garojë në kategorinë deri në 68 kilogramë.
Ajo tha se do ta japë maksimumin në tatami.
“Për mua ka qenë gëzim i madh që jam kualifikuar për herën e dytë. Shpresoj që do të shkojë më mirë se herën e fundit. Synimi është ta jap maksimumin, e çkado që ndodh mandej nuk i dihet”, tha ajo.
Skuadra e xhudos e drejtuar nga Toni Kuka dhe Majlinda Kelmendi, kanë arritur që t’i fitojnë dy medalje olimpike në Paris, distria Krasniqi, medaljen e argjendtë dhe Laura Fazliu të bronztën.