2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Sot lirohen 18 pacientë të shëruar nga COVID-19

Në Klinikën Infektive në QKUK sot janë hospitalizuar gjithsej 36 pacientë, prej tyre 15 të infektuar me COVID-19.

“Nga 15 pacientë të infektuar me COVID-19, 9 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ndërkaq në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive. Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë.

Përndryshe nga gjithsej 5 pacientë me COVID-19 dhe të cilët janë në dializë, 3 prej tyre janë në gjendje të përmirësuar”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.

Sot lirohen nga klinika edhe 18 pacientë të shëruar nga infeksioni me COVID- 19.

Gjithashtu 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për COVID-19 vazhdojnë trajtimin në klinikë si dhe në pritje të rezultatit është vetëm një pacientë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img