Home Lajme Sot KBPT mban mbledhje, do të diskutohet për trustin

Sot KBPT mban mbledhje, do të diskutohet për trustin

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mbledhje Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Si rend i ditës parashihet diskutimi i situatës me trustin personal, transmeton prishtinapress.net.

Lidhur me këtë situatë në këtë mbledhje marrin pjesë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli.

Mbledhja e Komisionit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere fillon në orën 13:30.

Exit mobile version