Site icon PrishtinaPress

Sot KBPT mban mbledhje, do të diskutohet për trustin

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mbledhje Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Si rend i ditës parashihet diskutimi i situatës me trustin personal, transmeton prishtinapress.net.

Lidhur me këtë situatë në këtë mbledhje marrin pjesë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli.

Mbledhja e Komisionit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere fillon në orën 13:30.

Exit mobile version