-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Sot i jepet lamtumira e fundit afaristit Kryeziu që dyshohet se i dha fund jetës së tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Mleqan të Malishevës, ku pronari i pompës së derivateve ‘Shell Kosova’, Lulzim Kryeziu, është gjetur pa shenja jete në një nga objektet e biznesit familjar. Sipas informacioneve të para, Kryeziu dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, duke u varur në litar, raporton Gazeta Sinjali.

Njoftimin mortor e kanë dhënë edhe familja Kryeziu, të cilët kanë bërë me dije detajet e ceremonisë së varrimit.

Familjarë, miq e të afërm do të mblidhen sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Bubavec, për t’i dhënë lamtumirën e fundit afaristit kosovar.

Rastin e rëndë e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesit familjar. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore”, tha dje zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, për Sinjalin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img