Site icon PrishtinaPress

Sot i jepet lamtumira e fundit 45-vjeçarit që u vra dje në Mitrovicë

Qyteti i Mitrovicës të premten u trondit nga vrasja e rëndë e 45-vjeçarit Florim Zeqiri, në drejtim të të cilit u shkrepën gjashtë plumba. Viktima fillimisht u dërgua për të pranuar ndihmë mjekësore, por nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe vdiq në QKUK.

Ani pse kanë kaluar më shumë se 24-orë që nga ky rast tragjik, ende nuk dihet identiteti i personit që e ka kryer vrasjen, i cili dje pasi kreu aktin mizor u largua në drejtim të panjohur dhe ndodhet ende në arrati.

Trupi i pa jetë i viktimës dje ishte dërguar në IML për obduksion, ndërkaq pasditen e sotme do t’i jepet lamtumira e fundit 45-vjeçarit nga Vinarci i Mitrovicës.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i Florim Zeqirit do të bëhet sot në orën 16:00, në varrezat e fshatit Vinarc i Poshtëm.

Ndërkaq, Policia dhe organet kompetente po vazhdojnë hetimet për të zbardhur detajet e këtij rasti.

Exit mobile version