Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Astrit Deharit, i cili sipas rezultateve të para të ekspertizës, ka vdekur nga mungesa e frymëmarrjes, ndërsa, hedhet poshtë dyshimi se ai kishte marrë medikamente.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 14:00, në varrezat e Zllatarit në Prishtinë.
Para varrimit do të mbahet një mbledhje komemorative dhe një marsh protestues.
11:00 – Mbledhje komemorative në Fakultetin Filologjik.
12:00 – Marsh protestues për drejtësi, organizuar nga organizatat studentore të UP-së.
Marshi fillon nga Biblioteka Kombëtare dhe vazhdon deri tek Teatri Kombëtar ku bëhen homazhet.
14:00 –Varrimi në varrezat në Zllatar, Prishtinë.