Sot duke filluar në orën 11:00 do të hapet tregu i fundvitit në kryeqytet.
Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media.
Hapja do të bëhet në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërsa është paralajmëruar se do të marrë pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.