2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

spot_img

Sot hapet ekspozita “Metamorfoza e kujtesës”

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës sot do të hapet ekspozita “Metamorfoza e kujtesës”, e dy autorëve të njohur në skenën e artit bashkëkohor shqiptar, Lulzime Leka Mulaku dhe Zenun Sherifi.
Në një njoftim për media, bëhet e ditur se autorët janë profesorë të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës, të cilët përfaqësojnë brezin e artistëve që filluan në mënyrë intensive me aktivitetet e tyre me shprehje vizuale në mes të viteve ’90.
Kuratorja e kësaj ekspozite, Jelldez Asani, për pikturat e Lulzime Mulaku thotë se “Lëvizja e portreteve të deformuara, apo pamjet e trishta, torturuese e abstrakte, krijojnë emocione të fuqishme në komunikim me publikun”.

Ndërsa për autorin, Zenun Sherifi, ndër të tjera, thekson se “kësaj radhe krijon vepra që janë një zgjerim logjik i mendimeve për përcaktimin e produktit artistik”.
Kjo ekspozitë financohet dhe drejtohet nga Galeria e Ministrisë së Kulturës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img