-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Sot grumbullohet Kombëtarja e Kosovës, selektori Giresse mban konferencë për shtyp

Kombëtarja e Kosovës do të grumbullohet sot për t’u bërë gati për ndeshjet e marsit.

“Dardanët” do të përballen me Izraelin këtë të shtunë në udhëtim, ndërsa të martën tjetër do ta presin Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

E për t’u përgatitur për këto dy sfida, selektori Alain Giresse i ka ftuar në grumbullim sot lojtarët.

Një pjesë e tyre do të arrijnë sot, ndërsa ekipi pritet të kompletohet nesër, pasi disa lojtarë kanë luajtur dje dhe nuk mund të jenë në dispozicion për të ushtruar sot.

Federata e Futbollit ka njoftuar se stërvitjen e parë, “Dardanët” do ta zhvillojnë sot nga ora 16:00 në kampin nacional në Hajvali.

Ndërkaq, selektori Giresse do ta mbajë një konferencë për shtyp sot për të diskutuar për dy përballjet e marsit.

Konferenca do të mbahet në hotel “Emerald” duke filluar nga ora 11:00.

Verdhekaltrit synojnë ta nisin sa më mbarë kampanjën kualifikuese të Euro 2024.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img