Xhudistja kosovare, do të jetë në kërkim të medaljes së parë olimpike për Kosovën, duke garuar në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Lufta e Majlindës pritet të fillon në ora 16:20 në kohën tonë lokale dhe do të luajë me fituesen e takimit Gneto – Tschopp.
Ndërsa notarja më e mirë kosovare e cila do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, Rio 2016 duke përfaqësuar Kosovën, Rita Zeqiri, do të fillojë garën në ora 19:14 në konkurrencën 100 metra shpinë. /Telegrafi/PrishtinaPress.eu