Me rastin e 19 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, Qeveria e Republikës së Kosovës, më 5, 6 dhe 7 Mars , organizon Manifestimin gjithë popullorë, në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.
Për këtë qëllim, ju ftojmë që të përcillni Manifestimin qendrorë në kuadër të 5, 6 dhe 7 Marsit “Epopeja e UÇK-së”, për nderë të rënies së Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Heroit të kombit Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve në luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Ceremonia ushtarake e FSK-së mbahet sot në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.
Në Manifestim marrin pjesë, Presidenti Hashim Thaçi, Kryeparlamentari Kadri Veseli, Kryeministri Isa Mustafa, Ministri i FSK-së Haki Demolli, Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Rrahman Rama, përfaqësuesi i Familjes Jashari, përfaqësues të Shoqatave të dalura nga Lufta e UÇK-së, si dhe peronalitete të larta të institucioneve vendore dhe nderkombëtare.
Manifestimi në FSK, për nderë të “Epopesë së UÇK-së” është i hapur për të gjithë qytetarët e vendit!