Dhomat e Specializuara të Hagës bëjnë të ditur se sot do të mbahet konferenca përgatitore për gjykimin në çështjen Thaçi dhe të tjerët.
“Siç ishte paralajmëruar gjatë konferencës së fundit për ecurinë e çështjes, Trupi Gjykues II ka caktuar konferencën përgatitore për gjykimin në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit më 18 janar në ora 09:30”, thuhet në njoftimin e Speciales./Prishtinapress/