Site icon PrishtinaPress

Sot do të kompletohet finalja e Kupës, Prishtina dhe Gjilani në avantazh

Sot do të zhvillohen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtina dhe Gjilani kanë avantazh pas ndeshjeve të para të kësaj faze, të cilat i kishin fituar me rezultat identik, 2:1 në udhëtim.

Prishtinasit shihen si favoritë absolutë ndaj Vushtrrisë, në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Vushtrriasit, të cilët garojnë në një nivel më të ulët, do ta kërkojnë megjithatë mrekullinë dhe finalen historike të Kupës.

Ndërkohë, Gjilani synon ta ruajë kapitalin e krijuar në stadiumin “Zahir Pajaziti” për ta prerë biletën e finales në shtëpi.

Nga ana tjetër, fituesit e dy edicioneve të fundit të këtij trofeu do të shkojnë në Gjilan me qëllim të përmbysjes së rezultatit.

Siç dihet, ekipi që e fiton Kupën e Kosovës do të kualifikohet në garat evropiane.

Ndeshjet e sotme të Kupës do të fillojnë në orën 15:00./PrishtinaPress/

Exit mobile version