Me rastin e vdekjes së emblemës së futbollit shqiptar, nga ora 12:00 do të organizohen homazhe në Kuvendin e Kosovës.
Pikërisht në Kuvend me fillim nga ora 14:00 do të ketë edhe një mbledhje komemorative.
Kurse varrimi i Vokrrit do të bëhet nga ora 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.
Në kujtim të veprimtarisë dhe jetës së kryetarit të FFK-së, mbrëmë në kryeqytet u ndezën edhe qirinj nga shumë qytetarë.
E ngushëllime kanë shprehur skuadrat ku Vokrri ka luajtur, sportistë e politikanë.
Për vdekjen e papritur të legjendës kosovare ngushëllime kanë shprehur edhe FIFA dh UEFA.