Në kremtim të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama shtruan një darkë iftari në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.
Ndërsa publikon pamje nga darkja e djeshme, përmes rrjeteve sociale, kreu i Qeverisë uron besimtarët muslimanë në ditën e fundit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
“MIRËMËNGJES, dhe duke i falënderuar të gjithë miqtë që na dhanë kënaqësinë e Iftarit të mbrëmshëm, ju uroj një ditë të mbarë me agjërim të pranuar të gjithë besimtarëve sot në ditën e fundit të muajit të bekuar”, shprehet Edi Rama./PrishtinaPress/