Kombëtarja e Kosovës në futboll, do ta luajë sonte ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve për këtë edicion.
Në kuadër të Ligës C, grupi 2, “Dardanët” do ta zhvillojnë sonte një ndeshje tejet interesante.
Djelmoshat e Alain Giresset janë nikoqirë të Qipros.
Ndeshja në fjalë do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45 dhe është shumë e rëndësishme për ne, pasi me fitore do ta ruanin vendin e dytë në tabelë./Prishtinapress/