Site icon PrishtinaPress

Sot Dita Botërore e Zjarrfikësve

4 Maji është Dita Botërore e Zjarrfikësve.

Historia e kësaj dite daton qysh më 2 dhjetor 1998, kur një aksident tragjik ndodhi në Linton, Australi, në të cilin, rezultoi në vdekjen e pesë zjarrfikësve nga Brigada e Zjarrfikësve Geelong West në vend.

Themelimi i Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve u frymëzua nga kjo ngjarje e tmerrshme. Pesë zjarrfikësit ishin rrugës për të rimbushur cisternën e tyre me ujë kur kamioni u godit nga një ndryshim i dhunshëm i erës, duke i përfshirë në flakë dhe duke vrarë të pesë. Zjarrfikësit në fjalë ishin Garry Vredeveldt, Chris Evans, Stuart Davidson, Jason Thomas dhe Matthew Armstrong.

Exit mobile version