1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Sot diskutohet liberalizimi i vizave për Kosovën

Komiteti LIBE i Parlamentit Evropian sot do të diskutojë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Nga ky diskutim, ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, pret që të mos ketë befasi, por me shumicë të votave të miratohet heqja e vizave për kosovarët.

Hoxha, dje pas mbledhjes së këshillit ministror për integrime evropiane, u shpreh optimiste se do t’i marrin shumicën e votave, ani pse nuk pret që të jenë unanime.

“Nuk presim befasi, ka pasur takime veç e veç me secilin nga anëtarët e komitetit LIBE në Bruksel, të gjithë kanë premtuar votën e tyre. nuk është një votë unanime, është një votë me shumicë në këtë komitet dhe mund të themi, fatmirësisht ne e kemi këtë, kemi punuar shumë me deputetët që vijnë edhe nga grupimet e ndryshme politike që pastaj reflekton situatën edhe në Parlamentin Evropian”, u shpreh Hoxha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img