Site icon PrishtinaPress

Sot dihet qëndrimi i mësimdhënësve për testin me shkrim

Sot do të bëhet publik qëndrimi i mësimdhënësve për testin me shkrim
Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, sot do të mbajë takimin e radhës, ku do të bëhet publik qëndrimi i mësimdhënësve për paralajmërimin e ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, për një test me shkrim për mësimdhënësit.
Gjatë këtij takimi do të diskutohet edhe raporti nga komunat lidhur me deklarimin e anëtarësisë për Kontratat Kolektive dhe po ashtu do të vendoset çka tutje dhe do të flitet për aktivitetet sindikale në vijim”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.
Ndryshe, SBASHK ka kundërshtuar idenë e ministrit Bajrami për t’i testuar mësimdhënësit, pasi siç kanë thënë ata test është diploma që ata kanë.

Exit mobile version