Tifozët e futbollit e në veçanti ata të Premierligës, sot do të shijojnë një nga derbit më të mëdhënjë të Anglisë.
Arsenali i Artetas do të përballet me Manchester Unitedin e Ten Hagit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e katërt, shkruan IndeksOnline.
“Topçinjët” kanë dy fitore dhe një barazim, kurse “Djajtë e Kuq” kanë dy fitore dhe një humbje, në tre ndeshjet e para të sezonit.
Derbi i javës zhvillohet në “Emirates Stadium”, më fillim nga ora 17:30.
Të dyja skuadrat për qëllim e kanë fitoren, për të marr tre pikë të plota nga kjo përballje.