Sot do të bëhen homazhe tek varri i ish-komandantit të UÇK-së, Haqif Kadrijaj, në njëvjetorin e vdekjes së tij.
Homazhet do të bëhen tek varrezat e fshatit Krushicë e Epërme, nga ora 12:00, njofton Klankosova.tv.
Për nder të njëvjetorit të vdekjes së tij po ashtu do të mbahet një tubim përkujtimor, tek biblioteka “Hajdin Berisha” në Suharekë, nga ora 13:00.
Haqif Kadrijaj ka dhënë kontribut për çështjen kombëtare, të kurorëzuar me lirinë e atdheut. Ai ka qenë ish-komandant i togut të Batalionit të Dytë, të Brigadës 123 të zonës së Pashtrikut.