Sot është ditë e veçantë për trajnerin francez dhe një ndër më të mirë që ka njohur bota e futbollit.
Bëhet fjalë për Arsene Wenger, i cili sot feston 20 vjetorin në krye të skuadrës së Arsenalit.
Pikërisht më 22 shtator të vitit 1996 francezi atëbotë 46-vjeçar mori drejtimin e Gunners prej britanikut, Pat Rice.
Wenger ka lindur në Strasburg dhe është rritur në Duttlenheim të Francës. Ai u bë futbollist me këmbënguljen e të atit, i cili ishte menaxheri i një ekipi. Pas një karriere modeste si futbollist, ku bëri karrierë në disa klube amatore, Wenger diplomoi për menaxher të futbollit në vitin 1981.
Shumë ekspertë të futbollit i japin kredi francezit për kontributin në revolucionin e futbollit në Angli, në fund të viteve 1990, ku ndikoi në mënyrën e stërvitjeve personale dhe dietave të lojtarëve.
Madje, Wenger mori edhe pseudonimin “Le Professeur” (Profesori) prej tifozëve të klubit londinez dhe mediat britanike shkaku i sjelljeve të zellshme.
Në vitin 1996, Wenger u emërua menaxher i Arsenalit dhe dy vjet më vonë u shpall kampion dhe fitoi FA Kupën.
Gjithashtu francezi fitoi edhe në vitin në vitin 2002 titullin e kampionit në Angli dhe Kupën e Ligës.
Në vitin 2004, Wenger arriti që ta përfundoj kampionatin anglez pa humbje, duke thyer rekordin 115-vjeçar të Preston North End.
Më poshtë gjenden disa prej të titujve të fituar me Arsenalin dhe individualisht
Titujt me Arsenalin:
Liga Premier (3): 1997-98, 2001-02, 2003-04
FA Kupa (6): 1997-98, 2001-02, 2002-03, 2004-05, 2013-14, 2014-15
Kupa e Ligës (6): 1998, 1999, 2002, 2004, 2014, 2015
Individual
Trajneri i Vitit: 2000, 2002, 2003, 2004
Trajner i Ligës Premier: 1998, 2002, 2004, 2008
Kalorës i Mbretërisë Britanike: 2003
Personaliteti i vitit sipas BBC Sport: 2002, 2004 [404] [405]
Hall of Fame: 2006
Sipas IFFHS, Trajner i Dekadës: 2001-2010
Menaxher i muajve në Ligën Premier: mars 1998, prill 1998 tetor 2000 Prill 2002, shtator 2002, gushtit 2003, shkurt 2004, gusht 2004 shtator 2007, dhjetor 2007, Shkurt 2011 shkurtit 2012, shtator 2013, mars 2015, tetor 2015.