Site icon PrishtinaPress

Sot, 19 vjetori i vrasjes ‘enigmë’ të dëshmorit Avni Koshtova

Sot 19 vite më parë ishte vrarë njëri ndër ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hjaredini i njohur nga opinioni si Avni Koshtova. Avniu ishte një nga figurat më emblematike të luftës për çlirimin e vendit dhe vendosmërisë e përkushtimit për të mbrojtur edhe pas përfundimit të luftës shqiptarët e pjesës veriore të Mitrovicës nga sulmet e vazhdueshme të bandave serbe, transmeton PrishtinaPress.eu.

Edhepse institucionet komunale asnjëherë nuk morën mundin që se paku një rrugë të mbajë emrin e tij, ai pa dyshim se është një figurë e jashtëzakonshme që meriton respekt e nderim për jetë e mot. Ai në të gjitha rastet dha maksimumin për të mirën e kombit e të atdheut dhe sidomos për të mirën e Mitrovicës. Mbrojti me ngulm mësimin shqip nga policia kriminale dhe nga huliganët, luftoi si luan për çlirimin e vendit nga okupatori dhe ra heroikisht në mbrojtje të shqiptarëve të lagjeve veriore të Mitrovicës, që po atakoheshin pa mëshirshëm nga bandat kriminale serbe, me qëllim të spastrimit etnik të kësaj pjese të qytetit.

Dëshmori Hajredini ishte vra më 13 shkurt të vitit 2000 në “Lagjen e Boshnjakëve”, në veri të qytetit të Mitrovicës, në momentin kur po kalonte lumin Ibër për të dalë në veri në mbrojtje të shqiptarëve që ishin sulmuar barbarisht nga bandat kriminale serbe duke ushtruar terror të vërtetë mbi ta dhe po ndiqeshin nga shtëpitë e tyre.

Vrasja e tij ende mbetet një enigmë edhepse thuhet se ishte vrarë nga ushtarët francez të KFOR-it, të cilët përveç se kishin mbyllur të gjitha urat për kalim, kishin vënë barrikadë edhe përgjatë lumit Ibër, gjë që ishte tragjike për Avniun, i cili nëpër ujë të acartë donte të dilte në veri për të mbrojtur shqiptarët në shtëpitë dhe trojet e tyre, por që fatkeqësisht nuk ia doli për shkak se u qëllua dhe vdiq. Avniu ishte i vetmi djalë dhe kishte nëntë motra.

Për heroizmin e Avniut u thurën vargje dhe këngë nga këngëtarët më të njohur ndër troje por kënga më e famshme mbetet ajo e të madhes Shkurte Fejza me tekst të Fidan Ibrahimit (bashkëfshatar i Avniut) dhe orkestrim të maestro Burim Krasniqi./PrishtinaPress.eu.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën kushtuar Avni Koshtovës:

https://youtu.be/y-torz7D0OQ

Exit mobile version