Site icon PrishtinaPress

Sot 17 raste te reja pozitiv me COVID-19 në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme kanë dalur 17 raste pozitive me COVID-19.

Vitia ka njoftuar se 35 persona janë shëruar, rezultate këto të cilat sipas Vitisë janë shpresëdhënëse.

“Të dhënat e sotme tregojnë 35 të shëruar dhe 17 raste pozitive. Këto rezultate janë shpresëdhënëse por, ne duhet ta mbajmë vëmendjen tek rregullat që duhet t’i ndjekim. Megjithatë, sot e humbëm edhe një bashkëqytetarë në betejën me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve! Akoma nuk ka kaluar rreziku. Ndaj ju lutem të mos shpërqendrohemi asesi dhe të ecim së bashku në këtë betejë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe jetën e gjithsecilit”, shkruan Vitia.

Po ashtu edhe Instituti Kombëtar i  Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se nga 226 mosrat e marra, 17 kanë rezultuar pozitiv n9 testin për COVID-19.

“Sot më 27 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 226 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) raste”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: 5 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Prizren, 1 rast Hoçë e Qytetit, 1 rast Piranë, 1 rast Arbanë dhe 1 rast Lubizhdë), Komuna e Leposaviqit: 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Leshak dhe 1 rast Leposaviq), Komuna e Podujevës: 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Llapashticë e poshtme dhe 1 rast Podujevë) dhe nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë, Plavë-Dragash, Kotradiq-Pejë, Runjevë-Kaçanik, Reti e poshtme-Rahovec, Suharekë dhe Zveçan”, thuhet tutje në komunikatë.

Ndërsa, po ashtu IKSHPK-ja njofton se gjatë të hënës janë shëruar 35 pacientë me COVID-19, ndërsa është raportuar një rast i vdekjes.

“Sot më 27 prill 2020, janë shëruar edhe tridhjetë e pesë (35) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e një (201) raste. Sot më datë 27 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar një (1) rast i vdekjes, i gjinisë mashkull me moshë 53 vjeç me vendbanim në Kotradiq-Pejë dhe i konfirmuar me COVID-19 me datë 27.04.2020. Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 27.04.20 në gjendje shumë të rëndë dhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Exit mobile version